Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs tha sot se Shtetet e Bashkuara, Iraku dhe Turqia kanë "interesa të përbashkëta" në ndaljen e aktiviteteve të kryengritësve kurdë. Gjatë vizitës së paparalajmëruar në Irak, zonja Rajs u tha reporterëve në Bagdad se veprimtaritë e Partisë Punëtore të Kurdistanit, që konsiderohet e paligjshme, po e kërcënojnë "stabilitetin në veri, që qartazi ka rezultuar edhe me vdekje në Turqi".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.