Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Forcat amerikane kanë arritur "progres të rëndësishëm në siguri" në Irak gjatë tre muajve të kaluar, thuhet në raportin e fundit të Departamentit të mbrojtjes për progresin në Irak. Sipas raportit, progresi i qëndrueshëm i sigurisë varet nga progresi politik dhe ai ekonomik. Mëtutje thuhet se Irani ende nuk i ka zvogëluar fondet dhe intensitetin e stërvitjeve të militantëve ilegalë shiitë në Irak. Teherani i kundërshton këto akuza. Në raportin e Departamentit të mbrojtjes theksohet se është bërë pak progres në kalimin e më shumë përgjegjësive te forcat e sigurisë irakiane. Thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të korrupsionit, problemeve administrative dhe ndarjeve sektare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG