Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush tha sot se shqetësimi i tij më i madh në Afganistan, është se aleatët amerikan të "lodhen", dhe të braktisin vendin.
Duke folur në konferencën e fundvitit, Bush tha se aleatët e Amerikës duhet të kuptojnë se "do të merr kohë", funksionimi i eksperimentit demokratik për Afganistanin.
"Shqetësimi im më i madh është se njerëzit thonë 'Jemi sikur të lodhur nga Afganistani, dhe mendojmë se duhet të largohemi'. Qëllimi ynë është tu ndihmojmë njerëzve atje. Do të kalojë kohë që ky eksperiment demokratik në Afganistan të korrë sukses", tha Bush në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit.
XS
SM
MD
LG