Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe i mandatuari për kryeministër, Hashim Thaçi janë kthyer Nju Jorku me bindjen se pavarësia e Kosovës kurrë nuk ka qenë me afër. Sejdiu, i cili për herë të parë prezantoi Kosovën në takimin formal të Këshillit të Sigurimit, edhe pse jo në cilësinë e presidentit, tha se ajo që u dëgjua aty dhe takimet me delegacionet e ndryshme sinjalizojnë se pavarësia e Kosovës është shumë afër. Thaçi, i cili shoqëroi Sejdiun në seancë, tha se takimi i Këshillit të Sigurimit, ku nuk u arrit pajtueshmëri për statusin mes Perëndimit dhe Rusisë, i ka hapur rrugën institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin veprimet për shpalljen e pavarësisë.
XS
SM
MD
LG