Ndërlidhjet

PRAGË


"Zona Schengen" e Bashkimit Evropian ku njerëzit mund të udhëtojnë midis vendeve pa i treguar pasaportat e tyre, u zgjërua me nëntë vende të reja, shumica të ish bllokut komunist. Barierat e kufijve u hoqën në mesnatë në ish shtetet sovjetike të Baltikut, Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe në Republikën e Çekisë, Hungari, Maltë, Poloni, Sllovaki dhe Slloveni.
Ky hap që ndodhi 18 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, e zgjëroi zonën në 24 vende. Vendet anëtare të BE-së, Britania dhe Irlanda, nuk i janë bashkangjitur "zonës Schengen", ndërsa Rumania dhe Bullgaria nuk janë lejuar të përfshihen.

ST. PETERSBURG
Tojota sot hapi një uzinë të re në Shën Petersburg. Kjo është kompania e parë japoneze e prodhimit të automjeteve që futet në Rusi. Tojota thotë se në uzinën Shushary do të montohen rreth 20 mijë automjete në vit. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili mori pjesë në hapjen e uzinës, tha se projekti është i rëndësishëm për gjithë Rusinë dhe do të jetë "shenjë e mirë" për investitorët tjerë.
XS
SM
MD
LG