Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se vendimi për statusin e Kosovës duhet të merret në javët e ardhshme, sepse shtyrja do të destabilizonte Ballkanin.
Në një konferencën e fundvitit , Rice tha se do të jetë shumë e rëndësishme të merren vendime për statusin e Kosovës gjatë javëve të ardhshme ose në të kundërtën do të ketë paqëndrueshmëri.
"Fakti është që Kosova dhe Serbia nuk do të jenë kurrë më pjesë e një shteti. Mendoj se kjo është e qartë. Kjo ishte madje edhe logjika e rezolutës 1244 për statusin e veçantë që iu dha Kosovës, si rezultat i luftës. Dhe më e rëndësishmja është që këta dy popuj të mendojnë për të ardhmen", tha Condoleezza Rice.
Shefja e diplomacisë amerikane tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë ngushtë me Bashkimin Evropian, si edhe me udhëheqësit e Kosovës për të theksuar përgjegjësitë e tyre sipas planit të Ahtisarit, ndërkohë që po garantojnë Serbinë për të ardhmen e saj në institucionet evropiane, nëse ajo e pranon një tranzicion të tillë.
Sekretarja Rice ka folur edhe për zhvillimet rreth Iranit duke thënë se Uashingtoni është i hapur për marrëdhënje më të mira dhe për bisedime me Iranin, nëse Teherani përmbush kërkesat e Këshillit të Sigurimit.
"Vazhdoj të them se nëse Irani bën vetëm një gjë që ka të bëjë me kërkesat që dalin nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, pra të suspendojë pasurimin e uraniumit, atëherë unë jam e gatshme të takoj homologun tim në çdo vend dhe në çdo kohë për të biseduar për çdo gjë", ka thënë sekretarja Rice.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG