Ndërlidhjet

PRISHTINË


Veton Surroi ka dhënë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë reformiste Ora, përderisa do të vazhdojë ta drejtojë këtë subjekt deri ne kongresin zgjedhor. Humbja në zgjedhjet e 17 nëntorit ka qenë arsyeja për këtë akt, të cilin Surroi e paraqiti në Kuvendin e jashtëzakonshëm të ORA-s, në të cilën u prezantua një analizë e hollësishme mbi rezultatin zgjedhor. Surroi ka kërkuar edhe nga Kryesia e partisë që të ofrojë dorëheqje.
“Zgjedhjet fitohen dhe humben nga strukturimi, dhe mungesa e këtij strukturimi. Fakti është se në 3 vitet e fundit nuk kemi arritur që të krijojmë strukturë të duhur partiake, që i fiton zgjedhjet, madje nuk krijuam një strukturë partiake që mund t’i ruajë votat e veta”, tha Surroi. Në zgjedhjet e 17 nëntorit, Partia Reformiste Ora fitoi vetëm 4 për qind të votave dhe nuk mundi të kalojë pragun zgjedhor për të hyrë në parlament.
XS
SM
MD
LG