Pelegrinë nga e gjithë bota gjenden sot në Betlehem, qytetin biblik për të festuar Krishtlindjet.
Kjo është hera e parë që nga viti 2000, kohë kur rifilluan luftimet mes izraelitëve dhe palestinezëve që Betlehemin po e vizitojnë pelegrinë nga vende të ndryshme.
Palestinezët e krishterë
që gjenden të izoluar në Rripin e Gazës i janë drejtuar mbrëmjen e sotme pikave të kalimit për të festuar Krishtlindjet në Betlehem. Izraeli njoftoi se do lejojë kalimin e 400 personave nga Gaza për të shënuar Krishtlindjet.
Ndërkaq anëtari i Parlamentit britanik nga opozita konservatore, Grant Shapps tha se do ta kalonte natën e Krishtlindjeve në Parkun Qëndror në Londër në shenjë solidariteti me të pastrehët dhe në shenjë proteste ndaj programeve të qeverisë për ta.