Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka nënshkruar ligjin buxhetor prej 555 miliardë dollarëve nga të cilat 70 miliardë do të shpërndahen për konfliktet në Irak dhe Afganistan, duke mos përfshirë ndonjë afat kohor për tërheqjen e trupave atje. Ky miratim i buxhetit është fitore për presidentin Bush, i cili kishte kërcënuar të përdorë veton e tij për tërheqjen e trupave nga Iraku. Demokratët kanë marrë kontrollin e dy dhomave të Kongresit vitin e kaluar, me premtimet se do të përfundojnë luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG