Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyrtarët serb i kanë porositur serbët e Kosovës që ta injorojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ministri i kabinetit Mllagjan Dinkiq ka deklaruar se njohja e Kosovës nga vendet e Perendimit "mesiguri do ta hapte çështjen e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe do të çonte në integrimin e nevojshëm të territoreve ku jetojnë serbët".
Dinkiq i ka thënë shtypit të Beogradit se shkëputja e Kosovës do ta rihapte edhe çëshjen e Republikës serbe në Bosnje dhe "integrimin e saj me Serbinë".
Ndërkohë, ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Slobodan Samarxhiq, tha se angazhimi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë "do të demtonte inicimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit". Samarxhiq tha se duhet respektuar e drejta ndërkombëtare dhe prandaj "Bashkimi Evropian nuk guxon që me 28 janar të marrë vendim për dërgimin e misionit në Kosovë".
XS
SM
MD
LG