Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri serb i kabinetit Mllagjan Dinkiq ka deklaruar se njohja e Kosovës nga vendet e Perendimit "me siguri do ta hapte çështjen e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe do të çonte në integrimin e nevojshëm të territoreve ku jetojnë serbët". Dinkiq i tha shtypit të Beogradit se shkëputja e Kosovës do ta rihapte edhe çëshjen e Republikës serbe në Bosnje dhe "integrimin e saj me Serbinë".
Po sot, ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Slobodan Samarxhiq, tha se angazhimi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë "do të dëmtonte inicimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit". Samarxhiq tha se duhet respektuar e drejta ndërkombëtare dhe prandaj "Bashkimi Evropian nuk guxon që me 28 janar të marrë vendim për dërgimin e misionit në Kosovë".
Ndërkohë ministri serb i Mbrojtjes Dragan Shutanovac tha se "pa marrë parasysh sfidat, e vetmja rrugë që ka Serbia është integrimi evropian".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG