Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Ministra e Punëve të Brendshme të Pakistanit tha se Al-Kaida dhe talebanët janë përgjegjës për vrasjen e liderës së opozitës pakistaneze Benazir Bhutto. Kjo ministri ka zënë një thirrje telefonike të Al-Kaidas pas sulmit. Ministria poashtu njofton se ka "prova të pa kundërshtueshme" që Al-Kaida po përpiqet të destabilizojë Pakistanin.
Udhëheqësja e opozitës pakistaneze Benazir Bhutto, është varrosur sot në vendlindjen e saj në provincën e Sindhit. Në protestat që shpërthyen pas atentatit kanë humbur jetën të paktën 23 veta.
Papa Benedikti i 16 ka bërë thirrje për paqe në Pakistan pas vrasjes së Benazir Bhuttos, të cilën e ka quajtur "akt brutal terrorist". Në një telegram ngushëllimi Papa ka shprehur "ngushllime dhe afërsi me anëtarët e familjes Bhutto, dhe me gjithë popullin pakistanez", njofton agjensia Rojters. Vrasjen e kanë dënuar edhe liderë të shumtë botërorë.
XS
SM
MD
LG