Qeveria e Pakistanit dhe mbështetësit e lideres së vrarë opozitare, Benazir Bhutto, po japin verzione të ndryshme lidhur me atë se si u vra zonja Bhutto. Një zëdhënës i ministrisë së brendshme edhe sot përsëriti qëndrimin e qeverisë se një militant i lidhur me al-Kaiden ka dorë në vrasjen e Benazir Bhuttos. Por, partia e saj e ka përgënjeshtruar këtë qëndrim zyrtar, duke thënë se nuk ekziston dëshmi solide për këtë qëndrim. Pohimet e qeverisë i ka kundërshtuar edhe lideri militant, Baitullah Mehsud, i cili ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në vrasje. Qeveria e Pakistanit poashtu thotë se Benazir Bhutto vdiq pasi me kokë u përplas në veturën e saj me rastin e eksplodimit. Por disa anëtarë të partisë së saj thanë se ajo u vra nga plagët që mori nga të shtënat me armë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.