Së paku 30 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në një ceremoni varrimi në Bagdad. Dëshmitarët thanë se eksplozivi ishte aktivizuar në mesin e pjesëmarrësve të një funerali shiit. Burime në Irak thonë se ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Bagdad prej shtatorit të vitit të kaluar.