Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni I Kombeve të Bashkuara në Kosovë i është përgjigjur kërkesës së disa të burgosurve në Dubravë, të cilët me grevë urie janë duke kërkuar, siç thuhet, respektimin e të drejtave të tyre, siç janë vizitat e pakufizueshme në shtëpitë e tyre, pushimet e përkohshme dhe zbatimi i amnistisë. Në një komunikatë për opinion, administrata ndërkombëtare ka sqaruar se këto çështje nuk mund të cilësohen si të drejta të burgosurve, por privilegje që ata mund t’i gëzojnë në raste të caktuara. Në bazë të kornizës ligjore në fuqi, autoriteti ekzekutiv për amnisti i takon shefit të administratës ndërkombëtare, por zyrtarë të kësaj administrate kanë thënë se aktualisht, nuk ka rrethana të veçanta që do të mundësonin zbatimin e këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG