Një ekip i hetuesve britanikë ka arritur në Islamabad për tu ndihmuar autoriteteve të Pakistanit në zhvillimin e hetimeve për vrasjen e lideres opozitare, Benazir Bhutto. Më herët autoritetet pakistaneze patën thënë se ajo vdiq nga përplasja e kokës në veturë në përpjekje për t'ju shmangur sulmit vetëvrasës me bombë. Për këtë sulm qeveria kishte fajësuar militantët e ndërlidhur me al-Kaidën, por partia e lideres së vrarë Bhutto, thotë se ajo vdiq nga plagët e marra nga të shtënat me armë. Presidenti pervez Musharraf tha se ka ftuar hetuesit britanikë për ta larguar çfarëdo dyshimi lidhur me involvivim zyrtar në vrasje. Udhëheqësit e partisë së zonjës Bhutto kanë kërkuar hetime të pavarura nga Kombet e Bashkuara.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.