Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice dhe ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivaylo Kalfin, e kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve për zgjidhjen e sfidave në Ballkan, përfshirë zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pas takimit, Rice i cilësoi si sfida zgjërimin e NATO-s në samitin e Bukureshtit, zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe punën e përbashkët që Ballkani të bëhet më i "sigurtë, prosperues dhe demokratik".
Kalfin tha se Kosova ishte pjesë e rëndësishme e bisedës së tij me sekretaren Rice. "Kosova është një pikë shumë e ndjeshme. Fatkeqësisht, janë shterë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për të arritur zgjidhje të pranueshme nga Prishtina dhe Beogradi", tha shefi i diplomacisë bullgare. Ai tha se tash duhet të shihet si të ecet tutje në zgjidhjen e statusit të Kosovës që të ruhet stabiliteti, ndërsa rajonit t'i ofrohet mundësia që të ecë drejt stabilitetit dhe progresit.
XS
SM
MD
LG