Të paktën gjashtë vetë kanë humbur jetën në një shpërthim në qytetin Muqdadiya, 90 km në veri të Bagdadit. Në një shpërthim tjetër në qytetin Baquba njoftohet për tre civilë të plagosur. Provinca Diyala, ku ndodhën incidentet e sotme, mbetet një nga zonat më të dhunshme të Irakut.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.