Ndërlidhjet

TBILISI


Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve thonë se përkundër disa mungesave, zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji i kanë plotësuar shumicën e standardeve ndërkombëtare demokratike dhe se rezultatet duhet të njihen si legjitime. Alsi Hestings, shef i ekipit të monitoruesve zgjedhorë nga OSBE-ja, tha se "dallimi ndërmjet veprimtarive shtetërore" dhe fushatës zgjedhore të zotit Sakashvilli ishte i paqartë. Por, ai tha se të gjithë kandidatët kishin mundësi që të zhvillojnë fushatë të lirë, ndërsa votuesit kishin mundësi që të votojnë pa pengesa. Matias Eorsi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi nga qytetarët e Gjeorgjisë që të respektojnë vlefshmërinë e votimit. Nga ana tjetër, përderisa nga zgjedhjet e djeshme janë numëruar afro 10% të fletëvotimeve Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sot raportoi se Mikhail Sakashvilli po udhëheq me 59% të votave. Kandidati kryesor opozitar, Levan Gaçeçiladze kishte afro 10%.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG