Ndërlidhjet

LUBJANË


Janez Jansha, kryeministër i Sllovenisë, që aktualisht e kryesor presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian, tha sot se Bosnja është kërcënim "më serioz" për stabilitetin në Ballkan se Kosova.
"Për Kosovën është e qartë se çka do të ndodhë dhe më tepër është çështje se si do të bëhet kjo", u tha sot zoti Jansha gazetarëve të jashtëm në Lubjanë. Ai mëtutje tha se varshmëria e Kosovës nga ndihma e BE-së nënkupton se Kosova nuk do të jetë "totalisht e pavarur".
Zoti Jansha tha se "për Bosnjën shtrohet pyetja: a po funksionon marrëveshja e Dejtonit", dhe shtoi "nuk është e mundshme të ekzistoj një shtet i cili nuk mund ta qeverisë vetëveten dhe i duhet guvernatori ndërkombëtar", duke iu referuar të derguarit ndërkombëtar në Bosnjë, Miroslav Lajçak.
XS
SM
MD
LG