Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarët në Afganistan thanë se 11 persona janë vrarë gjatë dhunës në jug të vendit. Në listën e të vrarëve janë 2 oficerë të policisë dhe 2 civilë nga sulmi me bombë në Provincën Helmand. Në provinën e Kandaharit një sulm vetvrasës ka vrarë një oficer të policisë dhe ka lënduar disa të tjerë. Ndërkohë NATO thotë se nga përleshja midis trupave të saj dhe luftëtarëve taleban në provincën Uruzgan të premtën janë vrarë 2 persona dhe janë lënduar 5 të tjerë.
XS
SM
MD
LG