Ndërlidhjet

SERBËT QË BOJKOTUAN ZGJEDHJET NUK I MBËSHTESIN INSTITUCIONET E REJA


Zijadin Gashi

Komuniteti serb në Kosovë nuk mund t’i mbështesë institucionet e reja të sapoformuara, ngase prioriteti kryesor i tyre është thënë të jetë shpallja e pavarësisë së Kosovës, thonë përfaqësues nga subjektet serbe që bojkotojnë institucionet kosovare. Rangjell Nojkiq nga Lista Serbe thotë se institucionet e Kosovës deri më tani kryesisht nuk i kanë marrë parasysh interesat e serbëve. Kurse zotimi i tyre për shpalljen e pavarësisë, sipas tij, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë më interesat e komunitetit serb.
“Qëllimi i tyre është i njohur. Dy mandatet e kaluara karakterizohen me një retorikë të caktuar, kurse qëllimi i tyre politik është pavarësia e Kosovës”, thotë Nojkiq.
Ndërkaq, Nebojsha Joviq nga Këshilli Nacional Serb thotë se institucionet të cilat paralajmërojnë shpalljen e pavarësisë nuk mund të flasin edhe me zërin e komunitetit serb.
“Me mosdaljen në zgjedhje, serbët kanë treguar se ky Parlament dhe kjo Qeveri nuk i obligon ata me asgjë”, thotë Joviq. Sipas tij, nëse këto institucione më të vërtetë duan të jenë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pra edhe të serbëve, atëherë ato duhet të marrin në konsideratë mendimin e serbëve se shpallja e pavarësisë për ta është e papranueshme. Përfaqësuesit e subjekteve serbë që bojkotojnë punën e institucioneve kosovare e shohin si përgjegjësi të madhe edhe pjesëmarrjen e disa subjekteve serbe në punën e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, modalja e serbëve të zgjedhje dëshmon se këto subjekte politike, pavarësisht se kanë marrë 10 ulëse në Kuvend dhe 2 ministri në qeveri, nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë interesat e komunitetit të tyre.

XS
SM
MD
LG