Ndërlidhjet

RAMALLAH


Presidenti amerikan George Bush shprehu besimin se mund të arrihet një marrëveshje paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve gjatë mandatit të tij presidencial që mbyllet në fund të vitit.
Gjatë një konference shtypi në Ramallah, Bush tha se udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë e kuptojnë rëndësinë e dy shteteve demokratike që jetojnë bri njëri-tjetrit në paqe. Presidenti amerikan shprehu besimin se të dyja palët do të bënin zgjedhjet e vështira, por të nevojshme për t'ia arritur këtij qëllimi.
Bush kërkoi nga izraelitët të mos ndërmerrnin aksione që do nënvlerësonin forcat e sigurisë së presidentit Abbas.
XS
SM
MD
LG