Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të hetimeve nga ana e Kombeve të Bashkuara, për vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto, muajin e kaluar. Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Musharaf tha se hetimet lidhur me vrasjes e zonjës Bhutto, do të bëhen nga hetuesit pakistanezë me ndihmën nga policia britanike. Ai tha se rezultatet e hetimit pritet të shpallen para zgjedhjeve parlamentare në muajin shkurt. Familjarët dhe mbështetësit e Benazir Bhuttos kanë kërkuar që Kombet e Bashkuara të zhvillojnë hetime lidhur me dyshimet për involvimin e zyrtarëve në vrasjen e saj.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.