Nga përplasja e helikopterit ushtarak të Maqedonisë, kanë humbur jetën 11 vetë. Sipas kumtesës së qeverisë, askush nuk i ka shpëtuar këtij aksidenti, të cilin e konfirmoi edhe Forca Paqeruajtëse e Bashkimit Evropian në Bosnjë (EUROFOR), ku shërbenin edhe pjesëtarët e Maqedonisë, që ishin në helikopter. "Të 11 anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët kanë humbur jetën", tha zëdhënësi i EUROFOR-it, David Fielder. "Ky është një aksident i tmerrshëm, një tragjedi e madhe dhe një humbje e madhe", thanë zyrtarët më të lartë të Maqedonisë, të cilët familjeve të të vdekurve u shprehën ngushëllime. Qeveria ka shpallur një ditë zie. Incidenti ndodhi në Katlanovë, 10 kilometra në juglindje të Shkupit. Nuk dihen shkaqet e përplasjes së këtij helikopteri.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.