Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf ka kërkuar që të bëhet ekshumimi i trupit të pajetë të lideres së vrarë të opozitës së këtij vendi Benazir Bhutto. Musharaf i ka thënë javores "Newsweek" se dëshhiron ekshumimin për t'u dhënë fund polemikave sipas të cilave qeveria e tij është e ndëlikuar ne vrasjen e Benazir Bhuttos. Ushtria e Pakistanit ka bërë të ditur se forcat e saj kanë vrarë ndërmjet 40 deri 50 militantë islamikë në luftimet që janë zhvilluar në kufirin me Afganistanin. Agjencia Asoshieted Press pohon se rreth 300 militantë islamikë kishin tentuar të sulmonin një bazë ushtarake të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG