Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia ka shpallur planet e veprimit të mundshëm në rast se Kosova e shpallë pavarësinë, thuhet në një njoftim zyrtar. Në këtë njoftim nuk jepen detajet e asaj që cilësohet si "plan aksional", por më herët zyrtarët qeveritarë kanë paralajmëruar se Serbia mund t'i ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me çdo shtet që e njehë Kosovën e pavarur. Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve të Bashkimit Evropian tashmë kanë thënë se do ta njohin shpalljen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, që pritet gjatë javëve të ardhshme, pas dështimit të bisedimeve dyvjeçare ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG