Presidenti ameirkan, George Bush arriti në Arabinë Saudite, në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme. Mbreti saudit, Abdullah e pret presidentin Bush në shtëpinë e tij jashtë Riadit gjatë vizitës dyditëshe. Pritet që zoti Bush do të kërkoj mbështetje për planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme dhe për fushatën e tij për izolimin e Iranit. Presidenti Bush në Arabinë Saudite arriti nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai e cilësoi Iranin si "sponsorizuesin udhëheqës botëror të terrorit" dhe, së bashku me Al-Kaidën, kërcënimin kryesor për stabilitetin në rajonin e Gjirit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.