Ministria e brendshme e Afganistanit njoftoi se nga një sulm në një hotel luksoz në Kabul janë vrarë së paku katër vetë dhe janë plagosur 6 të tjerë. Një zëdhënës i talibanëve tha se katër militantë nga lëvizja islamike, përfshirë edhe një sulmues vetëvrasës me bombë, kanë ndërmarrë këtë sulm. Më herët gjatë ditës, forca ndërkombëtare ndihmëse e sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja tha se së paku një rojtar i hotelit dhe një sulmues ishin vrarë gjatë të shtënave dhe shpërthimit në hotelin Serena.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.