Ndërlidhjet

NIKOLIQ:"PAVARËSIMI I KOSOVËS VETËM I PËRKOHSHËM..."


Tomislav NIKOLIQ, kryetar i Partisë Radikale të Serbisë

RADIO EVROPA E LIRË
Çafrë do të ndodhë me Kosovën?

TOMISLAV NIKOLIQ
Kosova do të jetë serbe, derisa Serbia të mos pajtohet dhe ta pranojë pavarësinë. Tani kemi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara. Do të ketë probleme me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mbetet një proces i gjatë historik dhe ne duhet të jemi të sigurtë se qytetarët në Kosovë, veçanërisht popullata serbe, do të jetë e sigurtë aboslutisht.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë do të ndodhë nëse Kosova shpallë pavarësinë?

TOMISLAV NIKOLIQ
Dy herë e kanë shpallur pavarësinë dhe kjo do të jetë hera e tretë, por tash do ta kenë mbështetjen e Amerikës dhe Perendimit të cilët duhet pyetur se përse e bëjnë një gjë të tillë.

RADIO EVROPA E LIRË
Nëse fitoni me 20 janar si do t'i bindni shqiptarët t'u besojnë dhe nga do shkojë Serbia?

TOMISLAV NIKOLIQ
Nuk do bind askë. Unë jam i bindur se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe askush nuk ka të drejtë të na merr territorin, por mund ta rrëmbej përkohësisht derisa të mos ndryshohet rrjedha e zhvillimeve në botë. Serbia e pasur do të ishte një partner i mirë për shqiptarët e Kosovës në kuptimin e autonomisë që u kemi ofruar. Shikoni fatin e Tajvanit, shumë vite pas shpalljes së pavarësisë, tash është i gatshëm të kthehet në përbërje të Kinës, sepse Kina nuk është më problem ekonomik.

RADIO EVROPA E LIRË
Keni thënë se Serbiës i duhet paqë. A pajtoheni se Serbia duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian?

TOMISLAV NIKOLIQ
Po, por jo me çfardo kushte. Nëse nesër Bashkimi Evropian do të thoshte se Kosova nuk duhet të ketë pavarësi, do të dërgoja Serbinë të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian. Por, gjithsesi Serbia nuk do të jetë e izoluar me mua president, sepse kapitalistët perendimor nuk do të ikin dhe të na lënë ne kapitalin e tyre. Ne do të kemi marrëdhënje me shumë vende. Si mund të jetë Serbia e izoluar në marrëdhënje të mira me Rusinë, Kinën, Indinë, Bellorusinë, Ukrainën, Arabinë, Azinë, Ameriknë Latine dhe shumë shtete tjera.

Intervistoi: Idriz SEFERI
XS
SM
MD
LG