Ndërlidhjet

TOKIO


Marrëdhëniet e shtrënguara ndërmjet Rusisë dhe Japonisë rrezikohen të ndërlikohen edhe më tej pas akuzave për spiunazh. Qeveria e Japonisë tha se një zyrtar i një shërbimit të kundërzbulimit dyshohet se u ka dhënë informata zyrtarëve të huaj për para të gatshme.
Qeveria nuk dha detaje tjera, por mediat japoneze raportuan se i dyshuari, i cili punon në grumbullimin dhe analizën e informatave për qeverinë, është takuar me zyrtarët rusë në Tokio, dhe u ka dhënë raporte për zhvillimet politike.
Japonia dhe Rusia ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje paqësore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për shkak të një kontesti territorial.
XS
SM
MD
LG