Ndërlidhjet

NIKOZI


Zyrtarët e lartë të 10 vendeve të Mesdheut, që janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë tubuar në Qipro në një konferencë dyditëshe për të diskutuar për statusin e Kosovës, për Lindjen e Mesme dhe për imigrimin ilegal. Agjencia AP raporton se Qiproja e kundërshton shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke u frikësuar se kjo do të legjitimonte krijimin e shtetit të turqëve të Qipros në veri. Por, ministri i jashtëm bullgar, Ivailo Kalfin i hodhi poshtë këto pretendime. "Ne nuk shohim asnjë logjikë, e cila do ta lidhte statusin e Kosovës me Qipron veriore", tha zoti Kalfin. Ministri i jashtëm i Rumanisë, Andrian Cioroianu, tha se Kosova nuk paraqet precedent "për asnjë konflikt tjetër" dhe se këto dy çështje "janë krejtësisht të ndryshme".
XS
SM
MD
LG