Ndërlidhjet

HAGË


Prokuroria e Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë tha se ka provuar plotësisht akuzat ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Prokurori David Re tha se "vrasjet nuk mund të ndodhnin pa dijeninë apo bashkëpunimin e Haradinajt". Komentet e prokurorit ishin pjesë e fjalës përmbyllëse të akuzës.
Mbrojtja në fjalën e saj përmbyllëse theksoi se nuk janë sjellë prova që të dëshmojnë përfshirjen e Ramush Haradinajt në krime. "Nuk ka prova të besueshme se zoti Haradinaj autorizoi apo lejoi në ndonjë mënyrë që këto krime të ndodhin", tha avokati mbrojtës Ben Emmerson.
Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj përballen me 37 akuza, ndërkohë që fjala përmbyllëse e mbrojtjes vazhdon dhe nesër.
Pas kësaj pritet vendimi i Gjykatës së Hagës, derisa akuza ka kërkuar 25 vjet burg për cdonjërin nga të akuzuarit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG