Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioneri për zgjerim i BE-së Oli Rehn i është shmangur pyetjes rreth datës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi.
"Kërkoj nga ju mirëkuptim sepse është një kontekst shumë i ndjeshëm politik, në të cilin më mirë është t'u qasemi mjeteve diplomatike sesa kumtesave publike", ka thënë Oli Rehn i pyetur nëse është diskutuar data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Thaçi dhe Rehn nuk janë paraqitur para mediumeve siç bëhet rëndom pas takimeve të tilla.
Ndërsa pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana, kryeministri Thaçi tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës është çështje ditësh.
XS
SM
MD
LG