Ndërlidhjet

ABU DHABI


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer i ka bërë thirrje Rusisë që të braktisë "retorikën e padobishme" dhe të flasë me aleancën rreth dallimeve që ka. "Kohë pas kohe, ne dëgjojmë retorikën që vjen nga Moska, e cila nuk është e dobishme", tha Scheffer gjatë një vizite në Abu Dhabi. "Ne i kemi dallimet tona. Këto dallime janë fundamentale dhe unë i marr seriozisht, sepse mendoj se ndërmjet NATO-s dhe Rusisë nuk ka alternativë tjetër pos angazhimit", ka thënë Scheffer, duke përmendur më pas dallimet rreth Kosovës dhe planeve amerikane të mburojës raketore.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG