Ndërlidhjet

LUBJANË


Sdekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha se në këtë kohë nuk është në pozitë që të përgjigjet definitivisht lidhur me planet për vendosjen e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.
- Unë do ta vlerësoj situatën se si po zhvillohet në të ardhmen... Më duhet për së afërti t'i shqyrtoj dhe ekzaminoj implikimet juridike të kësaj çështjeje, tha zoti Ban dhe shtoi se "në këtë kohë nuk jam në pozitë që të japë përgjigjje definitive". Këto komente zoti Ban i bëri mbrëmë, në një konferencë për shtyp, pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha në Bërdo afër Kranjit.
Zoti Jansha, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së BE-së, tha se "Bashkimi Evropian është fuqimisht i bindur se dërgimi i misionit në Kosovë ka bazë juridike në rezolutën 1244". Ai tha se kjo rezolutë, e cila u hartua në një kohë tjetër, e përmend Republikën Federale të Jugosllavisë, e jo Serbinë.
XS
SM
MD
LG