Ndërlidhjet

KABUL


Një shtetase amerikane, që punonte për një organizatë joqeveritare, është rrëmbyer nga persona të panjohur në qytetin Kandahar në Afganistan. Zyrtarët lokalë kanë thënë se rrëmbimi kishte ndodhur sot derisa amerikanja Cyd Mizell po udhëtonte me veturë nga shtëpia e saj në zyret e organizatës që punonte. Zyrtarët lokalë kanë thënë se ajo në Kandahar kishte arritur para tri vitesh, i fliste gjuhët lokale dhe vishej sipas traditës lokale. Drejtori i kësaj organizate ndërkombëtare ka thënë se nuk ishin kontaktuar nga rrëmbyesit.
XS
SM
MD
LG