Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Vendosja e ardhshme e misionit të BE-së në Kosovë është "çështje e evropianëve", ndërsa BE-ja duhet ta pranojë përgjegjësinë kryesore për këtë, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon gjatë qëndrimit të tij në Bratisllavë. Sipas tij organizata botërore në zgjidhjen e statusit të Kosovës si prioritet do të ketë mbrojtjen e jetëve dhe atë që deri më tani është arritur nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës së tij në Sllovaki Ban Ki Mun ka biseduar me presidentin Ivanom Gassparovic, ndërsa çështja e statusit të Kosovës ishte temë kyçe. Presidenti i Sllovakisë ka thënë se shkëputja e Kosovës nga Serbia është e sigurtë, por Sllovakia nuk do të pranojë shtetin e ri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG