Kryeministri Hashim Thaçi tha se "Kosova e ka planin e vet preventiv". Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me kryeadministratorin Joakim Ryker dhe komandantin e KFOR-it Ksavije de Marnak, në të cilin u diskutua për çështje të sigurisë. Ryker tha se "ne besojmë plotësisht në popullin e Kosovës, që do të veprojë me përgjegjësi gjatë javëve dhe muajve, kur ne presim që të ndodhin zhvillime të rëndësishme". Komandanti i KFOR-it i ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë me qëllim që të "ruhet paqja dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët e Kosovës".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.