Ndërlidhjet

MIAMI


Senatori nga Arizona John McCain ka triumfuar në votimet paraprake në Florida në garën për nominim presidencial në radhët e Republikanëve. Ai fitoi 36% të votave, ndërsa ish guvernatori i Massachusetts-it Mitt Romney, 31%. Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani u radhit i treti.
"Për një javë, ne do të jemi shumë afër zgjedhjeve paraprake në shkallë kombëtare. Unë kam ndërmend të fitoj dhe të jem i nominuari i partisë sonë", tha McCain, i cili me rezultatet e fundit, është favorit kryesor para zgjedhjeve të 5 shkurtit, kur do të votohet në 21 shtete federale.
Te Demokratët, në Florida fitoi Hillary Clinton, por shkaku i mosmarrëveshjeve mes zyrtarëve demokratë dhe delegatëve demokratë të Floridas, rezultati nuk ka ndikim praktik në garën për nominimin partiak.
XS
SM
MD
LG