Ndërlidhjet

PALMA DE MAJORKA


Spanja dhe Gjermania janë përpjekur të pajtojnë qëndrimet lidhur me pavarësinë e Kosovës, tha kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero.
Pas takimit që ai pati me homologen e tij gjermane Angela Merkel, Zapatero theksoi se "i kemi afruar pozicionet tona". Zapatero nënvizoi dëshirën që "gjërat të shkonin mirë në Ballkan".
Merkel tha se "Spanja ka qëndrimin e vet" lidhur me Kosovën, por vecoi rëndësinë që kjo cështje të zgjidhet në mënyrë miqësore dhe që evropianët të kenë një kohezion sa më të madh.
XS
SM
MD
LG