Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ministri i Jashtëm i Polonisë Radek Sikorski tha se është arritur marrëveshje parimore me Shtetet e Bashkuara mbi planet amerikane për instalimin e sistemit të mbrojtjes raketore në territorin polak.
Sikorski nuk dha detaje për kushtet e marrëveshjes, por në një paraqitje të përbashkët me sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, ata sugjeruan se SHBA-të do ta ndihmojnë mbrojtjen ajrore të Polonisë.
SHBA-të dëshirojnë të instalojnë 10 interceptorë si pjesë e sistemit të mburojës raketore në Evropë.
XS
SM
MD
LG