"Rusia është e gatshme të punojë me çdo president të Serbisë që është mbështetur nga shumica e popullsisë së vendit të tij", tha Konstantin Kosachev, kryetar i komitetit për çështje ndërkombëtare në Dhomën e Ulët të parlamentit. Kosachev, anëtar i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, e afërt me Kremlinin, tha se Tadiq është i aftë për "qëndrime më fleksibile dhe kompromis", se sa rivali i tij Nikoliq.
Ndërkaq, Mikhail Margelov, drejtues i komitetit të njëjtë në Dhomën e Epërme të parlamentit, ka deklaruar se Tadiq është i aftë që ta vonojë pavarësimin e Kosovës. Tadiq mund ta menaxhojë këtë "me humbje minimale", ka thënë Margelov.
Kosachev gjithashtu tha se Rusia do të përpiqet të bllokojë njohjen ndërkombëtare të Kosovës nëse ajo shpall pavarësinë. "Rusia duhet t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë në dispozicion për të bllokuar hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara si shtet i pavarur. Sa i përket OSBE-së, atje vendoset me konsenzus, që don të thotë se Rusia mund ta bllokojë edhe hyrjen e Kosovës në OSBE", ka thënë Kosachev.
Ai poashtu ka deklaruar se Polonia dhe Republika e Çekisë mund të bëhen caqe të ushtrisë së Rusisë nëse do të pranojnë vendosjen e elementeve të mbrojtjes rekatore amerikane.