Kryeministri Donald Tusk tha se Polonia nuk ka për qëllim që ta kërcënojë Rusinë duke pranuar ndërtimin e një pjese të mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë për mediat ruse, para vizitës së tij në Moskë këtë të premte, Tusk tha po ashtu se Polonia nuk ka plane për bazën ushtarake të NATO-s dhe përsëriti qëllimet e tij për përmirësimin e raporteve të tensionuara ndërmjet Polonisë e Rusisë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.