Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thanë se Kosova "duhet të jetë në gjendje të ecë përpara" drejt pavarësisë me mbështetjen ndërkombëtare.
Presidenti George Bush "një kohë të gjatë ka mbajtur qëndrmin se ata do të duhej të ecin përpara, dhe se do të duhej të mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare në kërkimin e pavarësisë së tyre", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino. "Ky qëndrim nuk ka ndryshuar", tha Perino pasi Moska bëri thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.
Ndërkohë, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se serbët do ta pranojnë zgjidhjen për Kosovën dhe do të ecin përpara. Ajo u tha ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Serbisë miqësinë e tyre në kohën kur udhëheqësit shqiptarë të Kosovës po përgatiten të shpallin pavarësinë.
Rice tha se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se çështja do të jetë jashtzakonisht e vështirë për Serbinë.
XS
SM
MD
LG