Ndërlidhjet

Putin: Pavarësia e Kosovës e pamoralshme


Në konferencën e fundit vjetore për shtyp, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se pavarësia e njëanshme e Kosovës është e pamoralshme dhe e paligjshme dhe Evropa po zbaton standarde të dyfishta në Kosovë. "Ne mendojmë se mbështetja për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës do të ishte e pamoralshme dhe e paligjshme. Integriteti territorial i shteteve është i mishëruar në parimet themelore të ligjit ndërkombëtar", tha Putin.
"Nuk dua të fyej askënd, por për 40 vjet Republika e Qipros Veriore ekziston praktikisht si shtet i pavarur. Përse nuk e njihni atë si shtet? A nuk jeni ju si evropianë të turpëruar për zbatimin e këtyre standardeve të dyfishta për zgjidhjen e problemeve të njëjta në pjesë të ndryshme të botës", tha Putin.
Lidhur me vendosjen e mbrojtjes raketore amerikane në Evropë ai tha se paraqet kërcënim për Rusinë, dhe shtoi se Rusia do jetë e detyruar të veprojë në rast se Shtetet e Bashkuara i zbatojnë planet për vendosjen e radarit në Çeki dhe interceptorët raketorë në Poloni.
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur në vazhdimësi se mbrojtja raketore në Çeki dhe Poloni nuk është kundër Rusisë.
XS
SM
MD
LG