Ndërlidhjet

Tadiq: Do luftoj ta mbaj Kosovën


Boris Tadiq ka bërë sot betimin si president i Serbisë.
"Nuk do të dorëzohem asnjëherë në betejën për ta mbajtur Kosovën dhe do të përpiqem me të gjitha fuqitë e mia që ta bëj Serbinë anëtare të BE-së", tha Tadiq.

Duke folur për qëllimet e mandatit të tij të dytë presidencial, Tadiç theksoi se "do të zbatojë programin, të cilin e votuan qytetarët, e mbi të gjitha ta ndihmojë Serbinë që të bëhet një vend i fortë dhe i qëndrueshëm, anëtar i Bashkimit Evropian".

Kryetari i Parlamentit serb, Oliver Duliq, e thirri seancën parlamentare të betimit të presidentit pas çertifikimit të djeshëm të rezultatit të zgjedhjeve të 3 shkurtit.

XS
SM
MD
LG