Ndërlidhjet

Pavarësia shpallet të dielën, në ora 15:00 -17:00?


Burime diplomatike në Bruksel, por edhe mediat në Prishtinë kanë bërë të ditur se Parlamenti i Kosovës, nesër në orën 15:00, fillon seancën e jashtëzakonshme, ndërsa deklaratën e pavarësisë do ta shpallë në periudhën kohore 15:00 - 17:00.
Agjencia italiane e lajmeve "Ansa", duke u thirrur në burime të afërta me kryeministrin Hashim Thaçi, pohon se në Kosovë, çdo gjë është e gatshme për shpalljen e pavarësisë.
"Çdo gjë është vendosur. Dihet data dhe do t'i përmbahemi programit tonë", ka thënë një zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, për të shtuar se kryeministri Thaçi dje nuk ka kumtuar datën e pavarësisë, për t'i shmangur tensionimet.
XS
SM
MD
LG