Rreth Ballkanit pesimistët janë me tepri, por le t'i lëmë mënjëanë vetëm për një ditë dhe t'i bashkohemi shumicës së popullit të Kosovës në festimet dhe reflektimin pse shtetësia është gjë e mirë. Padyshim, që siç thonë dyshuesit Kosova është larg të qenit një shtet që rri me këmbët e veta dhe shumica e popullsisë është e varfër. Papunësia është rreth 50%, derisa të ardhurat vjetore janë pak më shumë se 800 paund në vit.
Marrëdhëniet mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe vazhdojnë të jenë armiqësore dhe Serbia nuk pranon të heqë dorë nga pretendimet territoriale rreth Kosovës.
Ekzistenca e shtetit të ri si ekonomikisht dhe financiarisht do varet nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian në një të ardhme të parashikueshme.
Por pavarësisht të gjithave Kosova mbetet një shembull i suksesshëm i ndërhyrjes ndërkombëtare. Dy gjëra janë të qarta. E para se ishte plotësisht e drejtë t'i thuhej ndal nacionalizmit të Millosheviçit. Politika më e turpshme e qeverisë britanike të John Major-it ishte bindja në heshtje ndaj agresionit në Ballkan duke qëndruar anash në kohën që bëhej spastrimi etnik. Lufta e Kosovës i dha fund gjithë kësaj, Millosheviçi ra dhe Serbia hyri në rrugën e gjatë për t'iu bashkuar bashkësisë ndërkombëtare.
Një element tjetër është se duhet të ishte bërë e qartë që në vitin 1999 se Serbia e kishte humbur Kosovën. Morri shumë kohë që kjo e vërtetë e pashmangshme të bëhej e qartë vetvetiu. Vitet e ndërhyrjes i lanë kohë krenarisë së lënduar serbe të mësohej. Njëherësh populli serb e ka kuptuar se e ardhmja e tij është në Evropë dhe si rrjedhojë me këtë fakt, deri në një farë shkalle, është pranuar realiteti në terren, përfshi Kosovën.
Vetëm dy javë më parë serbët zgjodhën Boris Tadiçin si president në vend të kandidatit nacionalist. Edhe Tadiçi premtoi se "do bëjë gjithçka mundet për të mos ta dhënë Kosovën, por edhe do përpiqej që Serbia t'i bashkohej BE-së". Pjesa e dytë e qëndrimit të Tadiçit është njëherësh pranim i gjendjes faktike në terren.
Që nga ndërhyrja ushtarake ka kaluar shumë kohë dhe përparimi ekonomik ka qenë i ngadaltë. Ky mbetet dhe një nga mësimet më të rëndësishme që del nga ndërhyrjet ushtarake në Kosovë, në Timorin Lindor, Afganistan dhe në Irak. Ndonëse ndërhyrja amerikano-britanike në Irak gati e shkatërroi mundësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare si koncept.
Javën e kaluar presidenti i Timorit Lindor i mbijetoi një atentati. 9 vjet pas ndërhyrjes së drejtuar nga australianët, vendi mbetet ende i brishtë. Në Afganistan mbështetja ndërkombëtare për rrëzimin e talibanëve nuk ka qenë në përputhje me marrjen përsipër të detyrimeve në procesin e shtetformimit.
Ndërtimi i strukturave shtetërore në vendet e varfëra të dala nga luftërat merr shumë kohë. Është një proces i kushtueshëm dhe kërkon shumë aftësi politike për të tejkaluar ndjesitë e dyshimit që shoqëron praninë e trupave të huaja. Vështirësitë duhet të na bëjnë të kujdesshëm ndaj ndërhyrjeve ushtarake, por kur ndërhyrja është e justifikuar ka sfida që duhet të përballemi dhe të mos gjejmë arsye për mosveprim.
Suksesi i ndërhyrjes në Kosovë, ndonëse i klasifikuar si sukses i pjesshëm, duhet të na japë shpresë për konflitke të tjera si ato në Darfur apo Palestinë. Shpresa duhet të jetë e gërshetuar me realizëm dhe një mirëkuptim të ndershëm se kërkohet angazhim afatgjatë.
Pavarësia e Kosovës megjithatë duhet mirëpritur si një hap në një rrugë të gjatë drejt normalizimit në një zonë historikisht me konflikte. Sot vendet e BE-së dhe NATO-s duhet të riangazhohen në mënyrë që Serbia dhe Kosova të zënë vendet e tyre, bri njëri-tjetrit së bashku me shtetet e tjera ballkanike, si anëtarë të një Evrope të bashkuar e demokratike.