Ndërlidhjet

Rusia kërkon seancë të KS-së


Rusia ka ftuar për konsultime në Këshillin e Sigurimit, lidhur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë Maria Zakharova, nga misioni rus në OKB. Diplomatë të tjerë kanë thënë se konsultimi, që paraqet debat të mbyllur të 15 anëtarëve të Këshillit, do të mund të fillonte në orët e mbrëmjes. Ministria e Jashtme tha se Rusia e mbështet Serbinë në kërkesën e saj për "ripërtritjen e integritetit territorial" të Serbisë, pasi sipas Moskës, Deklarata për Pavarësi e Kosovës paraqet shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG